Aktualitet

CNN TRAVEL: Shqipëria, ndër 10 vendet e para turistike për t'u vizituar në 2024

Shkruar nga Liberale
CNN TRAVEL: Shqipëria, ndër 10 vendet e para turistike për

Keni menduar se ku të udhëtoni në 2024-ën dhe vendet më të mira për t’u vizituar? Për të shuar këtë dilemë CNN Travel i ka kushtuar një shkrim vendeve ruristike. Shkrimi mban në krye një foto nga Thethi në veri të Shqipërisë. Dhe pikërisht vendi ynë gjendet në 10-tëshen e patë të listës së publikuar këtë 1 Janar.

“E vendosur në bregdetin e Adriatikut mes Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë, por çmimet e saj te përballueshme për portofolin e çdokujt kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit”, citon CNN.

Sipas këtij shkrimi në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun dhe Jonin për pushimet e tyre verore me kosto te ulet.

Gjithashtu në shkrim theksohet se në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë edhe me shume udhëtimet në plazhe sidomos ne rivierën e jugut.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH