Aktualitet

Zyrtarja e lartë e DASH takohet me Dumanin, shpreh mbështetjen për SPAK: Reforma në drejtësi, rol vendimtar drejt aspiratave euroatlantike

Shkruar nga Liberale

Zyrtarja e lartë e DASH takohet me Dumanin, shpreh mbështetjen

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë takimit me Dumanin, Colleen Hyland ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë.

Mes të tjerash, Hyland ka theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave euroatlantike.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së:

Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u takua me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH