Aktualitet

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja e pensioneve me Italinë, përfitojnë mijëra shqiptarë

Shkruar nga Liberale

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja e pensioneve me Italinë,

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tanjani, kanë firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Prej dy ditësh ministri Hasani ndodhet në Romë, po zhvillon vizitë zyrtare. 

“15 vite përpjekje e rëndësishme sapo u firmos. Jam i gëzuar që jam personi që e firmos këtë matrrëveshje për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Itali. Falenderoj Italinë për këtë marrëveshje”- tha Hasani.

Nga marrëveshja do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Zbatimi pritet të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti. Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive.

Italia bëhet vendi i 17-të, me të cilin Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme ndërkohë që është në proces negocimi me 17 vende te tjera.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë mundëson:

-Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore.

-Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit;

-Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

-Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

-Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

-Sigurimin e papunësisë.

Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH