Aktualitet

Zjarri në Shkodër, Peleshi: Në ndihmë edhe FA me helikopterin Cougar, situata nën kontroll

Shkruar nga Liberale

Zjarri në Shkodër, Peleshi: Në ndihmë edhe FA me

Forcat e Armatosura dhe helikopter Cougar u ka ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në Shkodër për të shuar zjarrin e madhe në tregun e rrobave të përdorura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll.

Ai thekson se forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri #Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.

Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit

Gjithmonë në gatishmëri për të  siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH