Aktualitet

Zjarri në qendrën tregtare "Metropol", miratohet bonusi i qirasë për 12 familje që mbetën të pastrehë

Shkruar nga Liberale

Zjarri në qendrën tregtare "Metropol", miratohet bonusi i

Këshilli bashkiak i Lushnjës ka miratuar bonusin e qirasë për 12 familje që mbetën të pastreha pas rënies së zjarrit në qendrën tregtare "Metropol", pak ditë para mbylljes së vitit. 

Në godinë kishte edhe apartamente, të cilat u përfshinë nga flakët, duke u bërë të pabanueshme. 

Pushteti vendor do t’u garantojë këtyre familjeve 12 mijë lekë në muaj, për 3 muaj. Ende nuk ka përfunduar ekspertiza e ndërtesës për të vlerësuar nëse mund të bëhen riparime apo ajo duhet shembur.

Kujtojmë se zjarri në qendrën tregtare ra më 25 dhjetor dhe dy kate të saj u shkrumbuan plotësisht. Po ashtu janë të pabanueshme edhe apartamentet në dy kullat e banimit.

Qendra tregtare ku shpërtheu zjarri kishte 300 njësi shitjeje, 100 nga të cilat u shkrumbuan tërësisht. Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin në godinë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH