Një zjarr i përmasave të mëdha ka ndodhur në kufirin grek në zonën e Leskovikut, në vendin e quajtur “Piramida 17”.
Sipas informacioneve zjarri ka nisur në territorin grek dhe më pas është përhapur në zonën shqiptare, duke përfshirë rreth 200 me në tokën shqiptare.
Bëhet me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Kolonjës, forca policore, si dhe ato kufitare , të cilët kanë bashkëpunuar për të shuar zjarrin.