Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 20 vatra, janë shuar të gjitha

Shkruar nga Liberale

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 20 vatra, janë

Ministria e Mbrojtjes, ka nxjerrë bilancin për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarrëve në vend.

Sipas një njoftimi të saj, nga ora 09:00, deri në 20:30, të ditës së sotme, janë raportuar 20 vatra zjarri. Këto të fundit, janë shuar pas punës së forcave operacionale.

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme“, thuhet në njoftim.

Në përditësim…

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH