Deri në orën 11:00 kanë votuar sipas të dhënave zyrtare 17.26 % nga 19.454 zgjedhës në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 3% më shumë nga 14 Maji 2023
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme të Himarës është më e lartë nga ajo e votimit më 14 Maj 2023, kur u zgjodh me 19 vota diferencë ish-kryebashkiaku i dënuar Fredi Beleri. KQZ njofton se deri në orën 11:00 kanë votuar 17,26%, ose mbi 3358 zgjedhës, në krahasim me 14,6% të vitit të kaluar.
Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.
Është raportuar se në disa QV ka pasur debate mes komisionarëve nëse do të lejohen të votojnë apo jo votuesit me karta ID të skeduara. Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.
Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta ID të skaduara, ndërkohë në Himarë Fshat vazhdon i pezulluar votimi për shkak të këtij problemi deri në një përgjigje nga KQZ.