Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Qeveria merr vendimin: Zgjatet afati i vlefshmërisë së dokumenteve biometrikë!

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet e 11 majit/ Qeveria merr vendimin: Zgjatet afati i

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave njoftohet se është miratuar akti për zgjatjen e afateve vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, deklaroi se janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Tashmë ata do mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Sot këshilli i ministrave vendosi për zgjatjen e afatit për vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, që do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për të ushtruar të drejtën e votës si e drejtë kushtetuese”, u shpreh Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH