Aktualitet

Zelensky niset drejt Rinasit, Presidenti i Ukrainës mbyll vizitën historike në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Zelensky niset drejt Rinasit, Presidenti i Ukrainës mbyll vizitën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është nisur drejt Rinasit. Pas pak minutash, presidenti ukrainas do të lërë tokën shqiptare, pas Samitit të Sigurisë, i cili u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, ku prezentë ishin dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e zhvilluar rëndësia u vendos tek mbështetja e Ukrainës. Liderët që morën pjesë në këtë Samitin dolën në një deklaratë të përbashkët duke dënuar agresionin rus.

Rama dhe Zelensky hapën samitin në Pallatin e Kongreseve, ndërsa më pas punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura. Gjithashtu kryeministri Rama e Zelensky dolën para mediave në përfundim të Samitit.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës kur nisi pushtimi rus. Po ashtu, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  për çështjen e Ukrainës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH