Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy kolumbiane, të cilat në apartamentin e tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
Gjatë operacionit të koduar "Fee", u arrestuan dhe dy tutorët e tyre, shtetasit: A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fee”.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.