Aktualitet

Zbulohen 57 kg marijuanë buzë liqenit të Shkodrës

Shkruar nga Liberale

Zbulohen 57 kg marijuanë buzë liqenit të Shkodrës

Rreth 57 kilogramë marijuanë janë gjetur në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça, nga Policia e  Podgoricës.

Droga u gjet në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Mësohet se oficerët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël, me gjithsej 54 thasë me marijuanë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH