Aktualitet

Zbulime arkeologjike në liqenin e Bovillës, flet arkeologe Suela Xhaferri

Shkruar nga Liberale

Zbulime arkeologjike në liqenin e Bovillës, flet arkeologe Suela

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për turistët vendas dhe ata të huaj.

Por, sipas arkeologes Suela Xhyheri, “Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart”.

“Objektet arkeologjike tregojnë për një vendbanim që i takon mesjetës së hershme. Shumë pak e dinë që këtu në Bovillë ka të dhëna për një vendbanim që i takon mesjetës së hershme apo periudhës së Arbërit”, shprehet Xhyheri në një intervistë televizive.

Të dhënat e deritanishme tregojnë që ndërtimet kanë qenë të thjeshta, po aq e thjeshtë dhe gati e varfër ka qenë edhe ekonomia për këtë vendbanim, që reflektohet nga qeramikat e gjetura.

“Bëhet fjalë për kasolle. Ne kemi arritur të identifikojmë qeramikën. Këtu kemi një fregment të një ene, diku tek shekulli VII, deri në shekullin XI”, tha arkeologia.

Gjithsej këtu në Bovillë do të kryhen 3 sondazhe arkeologjike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH