Gjykata ka vendosur arrest me burg për 34-vjeçarin Esmerald Balla dhe bashkëpunëtorin e tij Edison Brahaj.
Esmerald Balla, i cili akuzohet për vrasjen e babait për një shumë prej 75 milionë lekësh, do të qëndrojë në qeli së bashku me Edison Brahaj, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në dhe fshehjen e trupit të pajetë duke e futur në një pus.
Djali i viktimës ka shprehur pendesë dhe ka pranuar krimin para gjykatës. Avokati i tij ka deklaruar se Brahaj është dhunuar gjatë hetimeve për të pranuar bashkëpunimin në krim. Megjithatë, ditën e sotme, Brahaj ka hedhur poshtë akuzat për dhunë dhe ka mohuar të ketë marrë pjesë në vrasje.