Aktualitet

Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, lihet në “arrest shtëpie” 50-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale

Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, lihet në

Gjykata greke ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për 50-vjeçarin shqiptar, Fatmir Terallarin, i cili u arrestua, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar, që dyshohet se i kishte përdhunuar të bijën.

Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH