Gjykata e Elbasanit ka dënuar ditën e sotme në mungesë, me 17 vite burg Erjon Llapushin, i cili akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku, më 2 tetor 2021 në një lokal në Elbasan.
Sipas hetimeve, konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.
34 vjeçari Llapushi, është një person me precedentë të shumtë penalë dhe pavarësisht dënimit të fundit, ai vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.
Kujtojmë se më 17 janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin dot, pasi nuk u gjend në banesë.