Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Klaudio Prendit ende pa autor, policia shoqëron disa persona

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi mafioz i Klaudio Prendit ende pa autor, policia shoqëron disa

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes të shoqëruarve ka dyshime se mund të jenë edhe autorë ose porositësit e vrasjes mafioze.

Personat e shoqëruar janë lënë të lirë, pasi ende nuk ka prova ndaj tyre.

Klaudio Prendi gjatë vitit të fundit ka patur përplasje me disa persona të tjerë, shkak borxhesh dhe llotosh.

Sherrin e fundit e kishte një muaj përpara se të ekzekutohej me pistoletë me silenciator në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë.

Targa e mjetit tip Audi që u përdor nga autorët ishte vjedhur në Greqi, por edhe pse pala shqiptare i ka kërkuar informacion homologëve helen, ende nuk u ka ardhur përgjigje.

Kujtojmë që Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi u vra në nëntor të 2024 sapo doli nga një lokal dhe u fut në mjetin e tij luksoz tip Benz G Class.

Ai u dërgua te Trauma, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Dosja i ka kaluar SPAK për shkak se dyshohet se autorët i përkasin grupit të strukturuar kriminal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH