Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës/ Prokuroria rikthen Hygertën në skenën e krimit, ja çfarë u ZBULUA nga ekspertimi

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Pëllumb Metës/ Prokuroria rikthen Hygertën në

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Pëllumb Metës, në Shënavlash të Durrësit, nga fëmijët, ndërsa po hetohen edhe veprimet e bashkëshortes së tij.

Burimet për mediet konfirmojnë se është bërë eksperiment me secilin prej tyre lidhur me faktin nëse dinë të qëllojnë me armë, ku hetuesit janë befasuar nga fëmijët Hysen, Hygerta dhe Amarildo dhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta të cilët janë dërguar në poligon.

Rezulton se të 4 familjarët dinë të përdorin armë teksa prokurorisë i bie një opsion për sa i takon pistave për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, duke shtuar nga ana tjetër rrethana të reja për hetimin e ngjarjes. 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Durrës, ku Pëllumb Meta u gjet i groposur pranë banesës së tij. Fillimisht krimin e mori përsipër vajza e të ndjerit Hygerta.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.

Fillimisht ishte vajza e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe e kishin groposur pranë kasolles.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH