Kanë dalë rezultatet e akt ekspertizës së thikës të përdorur në vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj.
Burimet kanë konfirmuar se në thikën e përdorur në krim janë zbuluar dy profile ADN-je nga ekspertiza e gjurmëve të gjakut.
Raportohet se një prej profileve përputhet me viktimën, Martin Cani, ndërsa profili tjetër me atë të plagosurit, Luis Meçe.
Në deklaratën e tij, i mituri i plagosur, Luis Meçe, është shprehur se ngjarja nuk ka pasur vetëm një autor, por dy, të cilët sipas tij ishin të pajisur me thika.
Bazuar në rezultatin e akt ekspertizës, thika është përdorur nga autori i dyshuar, Mario Perlleshaj, nga mbeti i vrarë bashkëmoshatari i tij, Martin Cani dhe i plagosur 14 vjeçari, Luis Meçe.
Sakaq, autori i dyshuar, Mario Perlleshaj, ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë dhe dëshmia e tij për autoritetet është mbajtur sekret.
Ngjarja ndodhi mesditës e 18 nëntorit, pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, pas një zënke që të miturit u përfshinë disa ditë para krimit.