Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nasufi/ Vështirësohen hetimet, motori i autorit pa targa dhe numër identifikues

Shkruar nga Liberale

Vrasja e biznesmenit Nasufi/ Vështirësohen hetimet, motori i autorit

Motori që u përdor për vrasjen e Bujar Nasufit në zonën e Selitës, mbrëmjen e 12 janarit, deri në këtë fazë, nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Burime thanë se motori është gjetur pa targa dhe pa numër identifikues, çfarë e vështirëson punën.

Grupi hetimor po punon për gjurmimin e autorit përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Deri tani, të shoqëruar kanë qenë vetëm familjarë dhe dëshmitarë të vendit të ngjarjes të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre dhe janë larguar.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë n

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH