Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, gazetari zbulon detaje nga krimi: Të rinjtë u konfliktuan në ‘TikTok’, gjatë sherrit…

Shkruar nga Liberale

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, gazetari zbulon detaje nga krimi:

Gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e një 19-vjeçari ditën e sotme në Fier nga një bashkëmoshatar i tij.

Gjinaj zbuloi se nga të dhënat e deritanishme është zbuluar se viktima kishte lënë dy orët e fundit të mësimit dhe është takuar me autorin e dyshuar Fation Muka me të cilin ka pasur fillimisht përplasje verbale e më pas ka kaluar në përleshje fizike.

Po ashtu sipas tij gjatë përplasjes fizike një tjetër i ri ka ndërhyrë për t’i ndarë, por ka mbetur i plagosur nga thika e autorit.

Ai shtoi se mes dy të rinjve ka pasur një konflikt me ofendime dhe kërcënime në rrjetin social “TikTok” që më pas ka kaluar në konfliktin e dhunshëm që i kushtoi jetën 19-vjeçarit.

“Nga të dhënat e deritanishme viktima ka lënë dy orët e fundit të mësimit. Kanë patur një përplasje verbale që ka agravuar në konflikt fizik. Në vendngjarje kanë qenë disa persona që shoqëronin viktimën dhe autorin Florian Muka. Një prej tyre ka ndërhyrë dhe në tentativë për të parandaluar agravimin e konfliktit është plagosur. Plaga e viktimës ka qenë fatale dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk është mundur të shpëtohet 19-vjeçari.

Mes tyre ka pasur përplasje verbale dhe disa komente ofenduese në TikTok. Gjithçka ka agravuar në përplasje fizike. Në rrethin e njohjeve të djemve ata përshkruhen si djem të qetë dhe jo problematikë, madje frekuentonin rregullisht shkollën”, zbuloi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH