Aktualitet

Vota e Diasporës/ Mbi 4100 aplikime vetëm në 24 orët e para, personi i parë që u regjistrua në aplikacion...

Shkruar nga Liberale

Vota e Diasporës/ Mbi 4100 aplikime  vetëm në 24 orët e

Emigrantët shqiptarë nëpër botë kanë treguar interes të lartë për t'u regjistruar në aplikacion për të votuar më 11 maj.

Në 24 orët e para të hapjes së procesit janë mbi 4100 aplikime, kryesisht nga Italia, Greqia e Gjermania. Ndërkohë në orën 08:00 rezultonte se ishin miratuar 145 aplikime.

Regjistrimet nisën më 11 janar. I pari që aplikoi për të votuar nga jashtë vendit ishte një shqiptar me banim në Gjermani.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH