Aktualitet

Vogëlushi humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, do të kryhet nga mjekë italianë

Shkruar nga Liberale

Vogëlushi humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ekspertiza e

Nje grup mjekësh italianë do të kryejnë akt ekspertizën e 3-vjeçarit, Brian Spahiu, për të përcaktuar shkakun e vërtetë të humbjes së jetës.

I mituri dyshohet se ndërroi jetë pas ndërhyrjes krirurgjikale në klinikën e mjekut Roland Xhaxho pak muaj më parë.

Kujtojmë se vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Tetor të vitit të kaluar ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare.

Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho u hetuan nga prokuroria pas humbjes së jetës së vogëlushit, i cili u mjekua te klinika dentare private e Xhaxhos.

Familjarët e 3-vjeçarit akuzojnë mjekun Xhaxho se i ka dhënë mbidozë narkoze fëmijës, duke i nxjerrë jashtë funksionit mëlçinë.

Por vetë Roland Xhaxho ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer neglizhencë mjekësore, duke pretenduar se Briani ka dalë nga klinika i zgjuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH