Aktualitet

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet 23-vjeçarja dhe shpallet në kërkim i riu (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Vodhën taksistin dhe punonjësin e karburantit, arrestohet

Një 23-vjeçare është arrestuar nga policia në Kurbin pasi akuzohet pë vjedhje në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Flogerta Koçi, e cila së bashku me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli, më datë 30 maj kanë vjedhur një shumë parash një drejtues taksie në fshatin Fushë Mamurras, dhe e kanë kanosur me armë.

Po asht u më datë 10 maj, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore.

Në kërkim është shpallur 29-vjeçari, i cili rezulton me precedentë të theksuar në vjedhje. Ndërkohë që materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.

Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH