Aktualitet

Vlora përfshihet nga moti i keq, pezullohet lundrimi për tragetet dhe mjetet lundruese

Shkruar nga Liberale
Vlora përfshihet nga moti i keq, pezullohet lundrimi për tragetet dhe

Vlora pritet në orët në vijim të preket nga moti i keq. Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh.

Sipas meteorologëve, parashikohet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Deri më tani nuk ka problematika, përveç tragetit të linjës Vlorë-Brindisi- Vlorë ka dalë në Radë, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar.

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH