Aktualitet

Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark

Shkruar nga Liberale

Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet që të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin.

Por gjatë orëve të pasdites pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat juglindore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurta shiu të karakterit lokal.


Ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e mirë e zonës së ulët do të mbeten nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell edhe përgjatë pjesë së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 13°C  vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH