Aktualitet

VIDEO/ Publikohen MOMENTET e fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve, të miturit ndjekin për dore nënën e përshëndesin e kushërirën

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Publikohen MOMENTET e fundit të Alma Arrazit dhe 3

Publikohen për herë të parë pamjet filmike, të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, përpara se të mbyteshin në lumin Buna, pak ditë më parë në Shkodër.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, 39- vjeçarja shihet duke dalë nga kafja, së bashku me 3 fëmijët e saj dhe kunatën, për t’u drejtuar më pas drejt Urës së Bunës.

Theksojmë se në video shihet një "qetësi e frikshme" nga nëna e tre fëmijëve të mitur, e cila pasi përshëndetet me kunatën, ku kjo e fundit ka një fëmijë po ashtu të mitur me vete, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, pra vajza e madhe.

Kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke ecur dhe më pas merr vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.

Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Dushohet se kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë, të paktën kështu pretendojnë hetimet e para. 

Kujtojmë se trupat e pajetë, të nënës, Alma Arrazit dhe dhe tre fëmijëve të saj të mitur, u gjetën në ujërat e lumit Buna. Fëmijët u varrosën nga familja e Arrazi në qytetin e Shkodrës, ndërsa 39-vjeçarja u varros në varrezat e Durrësit, pranë varrit të nënës.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse për opinionin publik, është arrestuar bashkëshorti i së ndjerës, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për "shkaktim të vetëvrasjes" dhe 

Kujtojmë se trupat e pajetë, të nënës, Alma Arrazit dhe dhe tre fëmijëve të saj të mitur, u gjetën në ujërat e lumit Buna. Fëmijët u varrosën nga familja e Arrazi në qytetin e Shkodrës, ndërsa 39-vjeçarja u varros në varrezat e Durrësit, pranë varrit të nënës.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse për opinionin publik, është arrestuar bashkëshorti i së ndjerës, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për "shkaktim të vetëvrasjes" dhe " dhunës në familje".

Ndërkohë familja e tij ka hedhur poshtë pretendimiet e motrës së 39-vjeçares, e cila deklaroi në medie se bashkëshorti e dhunonte atë dhe fëmijët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH