Aktualitet

VIDEO/ Debati për figurën e tij! Momenti kur Janullatos pritej 32 vite më parë në kishë me brohoritjet: Fan Noli, Fan Noli!

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Debati për figurën e tij! Momenti kur Janullatos pritej 32

Kryepeshkopi i kishës Ortodokse Anastas është në vështirësi shëndetësore prej ditësh. Gjendja e tij vlerësohet kritike nga mjekët, ku po trajtohet në një spital në Athinë.

Në këto momente të vështira për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, po përflitet gjithnjë dhe më shumë për pasuesin e tij. Kandidatura më e përfolur është ajo Mitropolitit të Korçës, Johan Pelushi. Mirëpo, së fundmi ka zëra që qarkullojnë se një tjetër kandidaturë mund të jetë pasuesi i kryepeshkopit Anastas, i përzgjedhur prej tij, e për më tepër që mban edhe emrin e tij të pagëzimit.

Por cili ka qenë roli i Janullatos në vendin tonë?

Ka dhe vazhdon të ketë reagime të shumta mbi rolin e Janullatos, në vendin tonë, gjatë 32 viteve. Një faqe në rrjetet sociale, “Histori studentore” ka publikuar një video, ku duket se ardhja e Janullatos nga kisha Greke është kontestuar nga besimtarë të shumtë.  

 “32 vite okupim të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga ky njeri që sot po jep shpirt në një spital të Greqisë . Gjithë politika lutet për të”, shkruhet mes të tjerave.

“Si mendoni!", për rolin e Janullatos në Shqipëri, një ndjekëse e faqes "Histori studentore' shkruan: 

"Jam kurioze te di ku ishin këta patriotet në rindërtimin e kishave që u shkatërruan? Sa nga ato ndërtuan? Se ky me gjithë komunitetin kanë ndërtuar me qindra. Sa kanë kontribuar për shoqërinë tonë? Sa jetimore, menca për të varfërit dhe sa institucione arsimore kanë hapur? Sa qendra rinore? Jemi shume të zotë të bërtasim e te dukemi patriote ne, por vetëm me fjalë e komente tik-tokësh pa asnjë lloj infoje tjetër. Kemi treguar qe jemi shumë filozofë në rrjete, nën profile sociale madje dhe farse dhe shumë të zotë të japim mend dhe aq të mençur sa dikur disa prej nesh kaë  dalë për të protestuar për Luizin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH