Aktualitet

Vetingu drejt mbylljes, 267 të shkarkuar nga detyra, 130 gjyqtarë dhe prokurorë i drejtohen Strasburgut

Shkruar nga Liberale

Vetingu drejt mbylljes, 267 të shkarkuar nga detyra, 130 gjyqtarë dhe

Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit, siç mëson TCH denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.

Rreth 6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.

Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime , ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe tre njerëz të drejtësisë dhe konkretisht një gjyqtar dhe dy ndihmës ligjore.

370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pata që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun ju drejtuan të gjithë të shkarkuarit

Këtu në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës

Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese I japin të drejtë vettingut

Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.

Me mbylljen e procesit të vettingut në KPK,  mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset këtu në Strasburg.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH