Aktualitet

VENDIMET/ Gjykata refuzon ish-ministrin, liria nuk “blihet” me para! Ja çfarë pretendoi Beqaj në gjyq?

Shkruar nga Liberale
VENDIMET/ Gjykata refuzon ish-ministrin, liria nuk “blihet” me para!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar masë më të butë sigurie gjatë ditës së sotme në Gjykatë, duke afruar si garanci pasurore vlerën 5 milionë lekë të rinj.

Mbi akuzat e SPAK që çuan në arrestimin e tij, ish-ministri tha:

"Unë gjithmonë hipi pasagjer se skam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh. Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë” - tha Beqaj ndërsa gjykata vendosi masën arrest me burg për ish-ministrin e Shëndetësisë.

Masat e sigurisë:

Arrest në burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Arrest në shtëpi

Elton Marini

Alfred Nikolli

Detyrim paraqitjeje

Bledar Leka

Bjona Zijaj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH