Aktualitet

Vendi mbërthehet nga temperatura nën zero, dëbora i lë vend ngricave. Dhjetëra fshatra pa energji, ja rrugët e kalueshme me zinxhirë

Shkruar nga Liberale
Vendi mbërthehet nga temperatura nën zero, dëbora i lë vend

I gjithë vendi është mbërthyer nga i ftohti, ndërsa pjesa më e madhe e territorit nga veriu, verilindja dhe juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora.

Në këtë zona termometri ka shënuar minus disa gradë celsius. Deri më tani nuk raportohet për situata problematike, ndërsa rrugët me prezencë dëbore janë të kalueshme me zinxhirë ose goma dimërore.

ARRSH thotë se qarkullimi për në zonën e Thethit vijon normalisht, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Rruga është e pastruar, qarkullimi vazhdon normalisht, po punohet me zgjerimin e pjesës kaluese. Temperatura -1°C. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH. Në Kukës, Korçë e Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike.

Prej mbrëmjes të së shtunës në Qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Ne zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë.

Bashkia Mirditë ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve, operacion qe do të vijojë edhe ditën e sotme.
Ndërkohë gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të diele temperaturat kanë arritur deri në -4 grade, të cilat kanë sjellë edhe ngrica.

Fatmirësisht ka rënie te intensitetit te erës, kur edhe sot do të punohet për riparimin e dëmeve te shkaktuara nga moti në rrjetin elektrik në të gjithë qarkun, me qellim rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata paraqitet me qetë pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë. Peleshi shkruan se për shkak të ngricave mbetet problematike akse rrugore në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë, ndërsa në Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.“Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren.”

“Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit.Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq”, shkruan Peleshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH