Aktualitet

Vëllai i Pëllumb Metës hedh AKUZA të rënda: Jam 100% i bindur se e bëri gruaja, ajo më VRAU nënën

Shkruar nga Liberale

Vëllai i Pëllumb Metës hedh AKUZA të rënda: Jam 100% i

Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka akuzuar kunatën e tij, Blerina Meta se kjo e fundit është autorja e vrasjes së 50 vjeçarit.

në një intervistë për mediet Ramazan Meta tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre.

Ai tregoi se me familjen e të vëllait Pëllumb Meta, nuk kishin hyrje dalje dhe sipas tij shkak për këtë është bërë Blerina, gruaja e viktimës.

"Nëna e saj ka vrarë vjehrrën dhe ka plagosur burrin. Ka dashur t’i vras të dy.  Se ca halli ka pasur nuk e di. Nusja e Pëllumbit nuk na respektonte. Vëllai nuk është ankuar asnjëherë për nusen.  Nuk kam shkuar për t’i bashkuar. Më erdhi vëllai dhe më tha se nëse ka shkuar Blerina te shtëpia ime, i thashë jo. Më tha se ka ikur nga shtëpia. Nëna ime vdiq atë vit, ato muaj. Unë jam një milion % se ajo e ka mbytur, më iku nëna tak tak. Tha do ta gjejë.

I thashë përveç shtëpisë së vet nuk ka ku të shkojë tjetër.  Unë i thashë vëllait mos shko me e marrë. Shkova te shtëpia e miqve, kishte fejuar vëllanë nusja e Pëllumbit. Kur na përcollën nëna e Blerina Metës, na tha hë se nuk e keni njohur ende. Blerina erdhi pas disa ditësh në shtëpi.  Nuk kishim hyrje dalje familjare, vëllai nuk dilte prej gruas. Nusja na shmangu të gjithëve. Shtetit i bëjë thirrje. Unë për vete dyshoj vetëm tek e ëma”-tha vëllai i viktimës.

Ngjarja tronditëse ndodhi në fshatin Shënavlash të Durrësit. Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas.

Krimi u mor përsipër fillimisht nga e bija 19 vjeçare, Hygerta por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Por dje ai e mohoi para gjykatës që të kishte qëlluar babanë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH