Aktualitet

Veliaj vijon detyrën e kryebashkiakut nga burgu/ Prezanton projektin e ri të Kampusit Universitar në Qytetin Studenti

Shkruar nga Liberale

Veliaj vijon detyrën e kryebashkiakut nga burgu/ Prezanton projektin e ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet më ambicioze për arsimin e lartë në kryeqytet, ndërtimin e Kampusit Universitar në zonën e Qytetit Studenti.

Ai thekson se prej kohësh po punohet për realizimin e këtij kampusi modern, që pritet të shndërrojë Qytetin Studenti në një hapësirë model për studentët që ndjekin studimet në Tiranë. “Transformimi i konvikteve në Qytetin Studenti është një nga historitë tona të suksesit në një dekadë. Por, puna jonë aty ende s’ka mbaruar.

Sot dua t’ju njoh me super projektin e Kampusit Universitar në Qytetin Studenti, për të cilin kemi disa kohë që punojmë e që mezi pres ta bëjmë realitet për studentët, që ndjekin studimet në Tiranë.

Nuk më besohet se si nga një hapësirë e zaptuar nga ndërtimet pa leje, kjo hapësirë studentore po merr një tjetër dimension si fakt i punës sonë të jashtëzakonshme”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku.

Projekti i ri parashikohet të përfshijë mjedise bashkëkohore për studim, banim dhe shërbime mbështetëse, duke ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës studentore dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH