Aktualitet

Veliaj pas daljes nga SPAK në 'sulm' ndaj analistëve: Njëri ka pallat në mes të bllokut. Nuk e lashë të vidhte pronat e motrave besimtare

Shkruar nga Liberale
Veliaj pas daljes nga SPAK në 'sulm' ndaj analistëve:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas daljes nga SPAK, ka reaguar ashpër ndaj analistëve në televizone të ndryshme mediatike.

Lidhur me akuzat që kanë lëshuar ndaj tij duke e cilësuar si të përfshirë në afera korruptive, Veliaj tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por të favoreve personale që nuk u bëhen nga bashkia e Tiranës, ndërsa nuk u kursye në përmendjen e emrave të pronarëve të portalev.

“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në tv sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH