Aktualitet

Vazhdojnë TENSIONET në Rrugën e Elbasanit! Ambulanca transporton një protestues të lënduar

Shkruar nga Liberale

Vazhdojnë TENSIONET në Rrugën e Elbasanit! Ambulanca transporton

Vazhdon tensioni dhe përplasja në protestën e opozitës. Në mesin e protestuesve ka hyrë edhe një ambulancë.

Tek Xhamia e Namazgjasë një person ka humbur ndjenjat dhe është transportuar drejt spitalit.

Raportohet se përplasja nisi që në fillim të tubimit.

Mes policëve nga njëra anë dhe deputetëve të PD e protestuesve ka tensione të vazhdueshme. Policia ka kërkuar që të lirohet rruga dhe kjo ka shkaktuar acarim të protestuesve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH