Aktualitet

"Vajza ime bleu 1 biletë vdekjeje”, rrëqeth nëna e Klaudias që vdiq në aksidentin e trenave në Greqi: Më dhanë hirin e saj

Shkruar nga Liberale

"Vajza ime bleu 1 biletë vdekjeje”, rrëqeth nëna e

Nëna e 20-vjeçares shqiptare Klaudia Lata, e cila vdiq një vit më parë në ngjarjen tragjike, kur dy trenat u përplasën në Tempi të Greqisë, kërkon drejtësi.

Alma Lata u shpreh për mediat greke se e vetmja gjë që kërkon, është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe të shpallen fajtorë për ngjarjen e rëndë.

“Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, tha ajo. “Ata drejtuan gishtin tek ne por nuk janë kthyer më për të na thënë se trenat janë të sigurtë”, shtoi ajo duke shpjeguar se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte linjat hekurudhore sepse mendonte se ata ishin më të sigurta.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, tha ajo për të bijën e ndjerë. 

Klaudia Lata ishte në mesin e 57 viktimave që u vranë tragjikisht në përplasjen e trenave rreth 1 vit më parë në Tempi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH