Vajza e Doland Trump, Ivanka Trump duket se ka zgjedhur edhe këtë vit Shqipërinë për të pushuar.
Jahti i saj luksoz është ankoruar ditën e djeshme, rreth orës 09:00 të mëngjesit në pjesën e bregdetit të Qeparoit.
Vitin e kaluar, vajza e Donald Trump u ndal në bregdetin e Sarandës. Më pas ajo udhëtoi në Butrint dhe Sazan.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë shprehur interesin për të investuar në Ballkan, investime që mund të kalojnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Dy prej tyre janë në Shqipëri, në Sazan dhe Zvërnec dhe një në Serbi.