Aktualitet

Ushtronin prostitucion në ambiente të marra me qira, 7 të arrestuar në Elbasan

Shkruar nga Liberale

Ushtronin prostitucion në ambiente të marra me qira, 7 të

Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet prostitucioni dhe ka vënë në pranga shtatë persona.

Dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa për një prej tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Fee”, u arrestuan në flagrancë:

-Shtetaset kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH