Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u rrëzua nga biçikleta me të cilën po lëvizte.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në datë 14 qershor në rrugën “Shefqet Ndroqi|”.
“Dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.