Aktualitet

U përplas me murin anësor, humb jetën burri në Burrel

Shkruar nga Liberale

U përplas me murin anësor, humb jetën burri në Burrel

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel, ku ka humbur jetën një person.

Shtetasi M.B. 62-vjeç duke drejtuar mjetin tip "Benz" është përplasur me një mur anësor të rrugës.  Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital

“Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH