Politikë

U lirua SALI BERISHA, paralajmëron avokati i tij: Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë...

Shkruar nga Liberale

U lirua SALI BERISHA, paralajmëron avokati i tij: Do të shikoni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

Në një prononcim për mediet, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi se me vendimin e sotëm ish-kryeministri është i lirë dhe mbi të nuk ekziston asnjë masë sigurie.

“Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”- shtoi ai, pak minuta pasi GJKKO dha vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit.

Gjokutaj tha se “vendimi absolutisht është i ekzekutueshëm, sot është i lirë”.

Vendimi u dha sot nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH