Aktualitet

U kap me drogë në Angli, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautit

Shkruar nga Liberale

U kap me drogë në Angli, prokuroria kërkon sekuestrimin e

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautit, i arrestuar në Londër për “trafik droge” dhe “pastrim parash”.

Ai gjithashtuështë një nga personat që sulmoi dhunshëm derën e selisë së PD-së, në përplasjet e 21 Dhjetorit 2021, në një nga protestat e “Rithemelimit”.

Bëhet fjalë për 3 pasuri: një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall.

Dauti është arrestuar në Angli me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal, teksa ka qenë i akuzuar dhe arrestuar për tentativë vrasjeje gjithashtu.

Prokuroria konfirmoi nisjen e procesit hetimor dhe dorëzimin e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Gjithashtu në kërkesë përfshihen edhe të afërmit e Dautit, me veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

“Dauti ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës, për veprën penale të “vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli, për veprën penale “trafik droge” dhe “pastrim parash”, njofton prokuroria.

Në makinën e tij më datë 6 Shtator 2013, janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 5 Mars 2014 i janë gjetur 64450 paund, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Ai thirrej edhe me nofkën “B9” dhe cilësohej person me rrezikshmëri të lartë.

“Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19 Shtator 2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive”, sqarohet nga prokuroria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH