Aktualitet

U gjet e mbytur në liqenin e Fierzës dje, policia jep detaje: Viktima është një grua rreth 30 vjeçe nga Korça

Shkruar nga Liberale

U gjet e mbytur në liqenin e Fierzës dje, policia jep detaje:

Ditën e djeshme, një trup i pajetë u gjet në liqenin e Fierzës.

Policia ka njoftuar sot se viktima është identifikuar, si shtetasja me inicialet E. A., 30-vjeçe, banuese në Pojan, Korçë. Nga kqyrja paraprake në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.", thuhet në njoftimin e policisë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH