Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Juliann Mecajn dhe Plarent Dervishajn.
Dy të akuzuarit janë ekstraduar ditën e djeshme nga Dubai, bëri të ditur Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Sipas raportimeve seanca e sotme u ndërpre për pak minuta, pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore dhe mënyrën e ekstradimit.