Aktualitet

U denoncua nga e bija 15 vjeçe për p*rdhunim, gjykata e Durrësit merr vendimin për 48-vjeçarin

Shkruar nga Liberale

U denoncua nga e bija 15 vjeçe për p*rdhunim, gjykata e

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 48-vjeçarin Bledar Rako, i cili akzuohet se ka përdhunuar për katër vite rresht të bijën e tij 15-vjeçare. 

ky rast u bë publik për mediat pas kallëzimit që e mitura bëri në polici kundrejt babait të saj, i cili ka mohuar kategorikishta akuzat e të bijës.

Para se të denonconte të atin në polici, adoleshentja nxënëse e shkollës 9-vjecare Golem kishte folur me psikologen e kësaj shkolle Edona Kollçaku.

Në deklarimet që morën efektivët e komisariatit të Kavajës, të dy prindërit e vajzës e mohuan që të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Nëna e vajzës u shpreh në polici se ajo është e bindur që bashkëshorti i saj, po akuzohet kot. Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH