Aktualitet

U arrestua për korrupsion, lirohet nga qelia avokati i Korçës, Arben Lena

Shkruar nga Liberale

U arrestua për korrupsion, lirohet nga qelia avokati i Korçës,

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu avokatin e Korçës, Arben Lena, i cili u arrestua për korrupsion.

Bëhet me dije se ai do të qendrojë në masën e "arrestit shtëpiak", deri në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë se Lena u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Ai akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave, që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH