Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” që iu caktua nga Gjykata e Shkallës së Parë në kuadër të hetimeve për dosjen “Saspac”. Avokati i tij, Ermal Yzeiraj, argumenton se masa është e paligjshme.
Beqaj u arrestua më 4 korrik nga prokurorja Elida Kaçkini, e cila po heton për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të Fonddëve të Bashkimit Europian.
Përveç Beqajt, në këtë çështje janë arrestuar edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj, ndërsa për Gazmend Haxhian dhe Elton Martin, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë marrë masën më të lehtë të “detyrimit për paraqitje”.
Ndërkohë, apartamenti i Beqajt në Lungomare të Vlorës është sekuestruar, pasi prokuroria e akuzon atë si pronar “de facto”, duke e fshehur pronësinë në emër të një shoku. SPAK ka raportuar se Beqaj investoi 5 milion lekë për të blerë apartamentin, që u ble për 6.7 milion lekë. Kjo situatë e komplikuar ka ngritur më shumë pyetje mbi ligjshmërinë e veprimeve të tij si ministër.