Aktualitet

U arrestua nga SPAK, kjo është shuma e parave që iu gjet në shtëpi  kreut të ARRSH-së

Shkruar nga Liberale

U arrestua nga SPAK, kjo është shuma e parave që iu gjet në

Rreth 40 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë Evis Berberit, drejtor i ARRSH-së i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme, pak momente para se të arrestohet me urdhër të SPAK.

Berberi është vënë nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe dy ortakët e tij, biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame janë arrestuar mbrëmjen e 13 marsit (2024) me urdhër të SPAK dhe firmosur nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas SPAK Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë që ai ka pasur në zotërim indirekt duke përfituar një shumë gati 2.3 milionë euro

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH