Aktualitet

U akuzua se nxori sekretin hetimor/ Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK: U pyeta për komunikimet e mia në...

Shkruar nga Liberale

U akuzua se nxori sekretin hetimor/ Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK:

Gazetari Elton Qyno ditën e sotme ishte në ambientet e SPAK, ku i kthyen mbrapsht njërin prej telefonave që agjentët e BKH i morën muaj më parë në shtëpinë e tij.

Qyno mori mbrapsht telefonin e të birit, ndërsa theksoi për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, se e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen për ligjshmërinë e mbajtjes së tij nga SPAK për 12 orë. Më 12 nëntor do të jetë seanca.

“Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruara sa i përket sekuestrimeve ndaj meje. Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë. Kishin të gjitha këqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to. U përmbajtja ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK”,–tha gazetari pasi doli nga SPAK.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje nga SPAK në dhjetor të vitit të shkuar si dhe iu ushtrua kontroll në banesë me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penale për shkelje të sekretit hetimor.

Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH