Aktualitet

U akuzua nga prindi se i dhunoi fëmijën e mitur, shpallet në kërkim edukatorja e një kopshti privat në Astir

Shkruar nga Liberale

U akuzua nga prindi se i dhunoi fëmijën e mitur, shpallet në

Një edukatore është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi është akuzuar nga babai i një djali të mitur, se ka ushtruar dhunë ndaj të birit në kopshtin privat ku ajo ishte e punësuar, në zonën e Astirit. 

Blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori për 46-vjeçaren me inciale R. G., dhe po punohet për kapjen e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, njofton policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH